×
  • Sport
  • Sport

    Sheikët e Newcastle kërkojnë legjendën e Liverpoolit ose Arsenalit për trajner

    Reporteri
    26 Qershor 2019 | 20:09

    Newcastle United ende janë në kërkim të trajnerit të ri, pasi dy ditë më parë Rafa Benitez u largua nga klubi.


    Sheikët e klubit të madh anglez nuk kanë bërë asnjë kontakt me objektivat e tyre, shkruan Reporteri.net

    Ata janë dakord në menaxherin e Bournemouth, Eddie Howe, por nuk janë të sigurtë nëse mund ta bindin atë që të kalojë tek ta.

    Së fundmi, legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard dhe ish-ylli i Arsenalit, Patrick Vieira janë shfaqur si kandidatët kryesor për postin e trajnerit.

    Mirëpo, të dy trajnerët nuk pajtohen të largohen nga klubet e veta, pasi ndjejnë se kanë bërë mirë në sezonet e para tek klubet përkatëse.

    Kujtojmë që Jose Mourinho ka refuzuar mundësinë që të marr drejtimin e tyre për arsye që sipas tij, ai kërkon një skuadër konkurruese për tituj e jo një ekip që përfundon në pozitën e 9-të./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!