×
  • Sport
  • Sport

    Shënoi gol dhe u ndëshkua me karton të kuq, Shala reagon ashpër ndaj gjyqtarit të ndeshjes

    Reporteri
    21 Qershor 2020 | 22:23

    Herolind Shala sot ishte njëri nga protagonistët kryesor në ndeshjen Valerenga – Stabaek që përfundoi 2-2


    Mesfushori i Kombëtares së Kosovës shënoi gol në minutën e 16-të, ndërkaq më pas u ndëshkua dy herë me karton të verdhë duke u përjashtuar në minutën e 58-të, shkruan Reporteri.net

    Kartoni i dytë i verdhë ishte me pretekst se ai ka simuluar, por një gjë e tillë sipas pamjeve vërhet që nuk ishte e vërtetë.

    Pas ndeshjes Shala ka shfaqur frustrimin e tij ndaj gjyqtarit, që lirisht mund të themi se e përjashtoi pa të drejtë.

    “Gjyqtarë të tillë po e shkatërrojnë futbollin norvegjez,” ka thënë Shala pas ndeshjes. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!