×
  • Sport
  • Sport

    Shënoi golin e parë historik te Kosova, një ditë dëshiron që të bëhet edhe trajner i ‘Dardanëve’

    Reporteri
    18 Prill 2020 | 18:49

    Albert Bunjaku është në histori të Kombëtares së Kosovës pasi ishte golashënuesi i parë që kur ‘Dardanëve’ iu lejua që të zhvillonin ndeshje miqësore nga FIFA


    Bunjaku kishte shënuar për Kosovën në ndeshjen që ‘Dardanët’ e zhvilluan me Turqinë më 21 maj të vitit 2014 ku Kombëtarja jonë ishte mposhtur 6-1 në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, raporton Reporteri.net

    36 vjeçari gjithashtu ka shënuar golin e parë për Kosovën pas pranimit në UEFA dhe FIFA në miqësoren e zhvilluar kundër Ishujve Faroe që ‘Dardanët’ e kishin fituar me rezultat 2-0.

    Kosova shënon fitoren e parë të njohur ndërkombëtarisht | Fol.mkBunjaku tani është pjesë e Viktoria Kolnit ku po kalon në një formë të mrekullueshme, derisa ai gjithashtu ka marrë edhe licensën për trajner.

    “E kam marr licensën për trajner këtu në Gjermani dhe pas karrierës si futbollist mendoj të vazhdoj punën si trajner,” ka thënë Bunjaku gjatë një lidhje direkte që pati me gazetarin e Telegrafit, Romak Zeqirin.

    I pyetur nga gazetari se a do të dëshironte që ta drejtonte një ditë Kosovën ai me gëzim tha se po dhe do të ishte shumë mirë për të.

    “Po, kish me qenë mirë,”. përfundoi Bunjaku.

    Viktoria Köln: Handle ein Glücksfall für BunjakuNdryshe, sulmuesi me prejardhje nga Gjilani këtë edicion ka shënuar 16 gola në 26 ndeshje me Viktoria Koln, klub i cili bën gara në Ligën e Tretë të Gjermanisë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!