×
  • Sport
  • Sport

    Shënoi golin e vetëm të Leverkusenit dhe fitoi Kupën e Gjermanisë, Granit Xhaka u shpall lojtari i ndeshjes

    Reporteri
    26 Maj 2024 | 12:54

    Granit Xhaka ka fituar trofeun e dytë sezonal me Bayer Leverkusenin, qysh në sezonin e parë në Gjermani.

    Pasi u shpall kampion i Bundesligës, ai mbrëmë fitoi edhe Kupën e Gjermanisë, ku në finale mposhtën Kaiserslauternin, me rezultat 1-0.

    Xhaka shënoi golin e vetëm të ndeshjes, duke i sjellur Levrkusenit titullin e dytë sezonal.

    Ylli kosovar fitoi edhe çmimin “Lojtari i ndeshjes” pasi shënoi golin e fitores.

    31-vjeçari u bashkua me Leverkusenin në verën e kaluar, ku ishte futbollisti kyq në skuadrën e Xavi Alonsos, duke kontribuar me katër gola dhe dy asistime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!