×
  • Sport
  • Sport

    Shënoi vetëm një gol, kjo është kombëtarja që e ka siguruar kualifikimin në Evropian

    Reporteri
    22 Qershor 2021 | 16:15

    11 kombëtare nga dje kanë siguruar kualifikimin tutje në Kampionatin Evropian. Grupi A, B dhe C kanë përfunduar tri xhirot, nga ku janë mësuar shtatë kombëtare të kualifikuara.


    Italia, Uellsi dhe Zvicra janë kualifikuar tutje nga grupi A, Belgjika dhe Danimarka nga grupi B dhe Holanda e Austria nga grupi C.

    Grupet D, E dhe F do t’i luajnë ende xhiron e fundit, por katër skuadra tashmë e kanë siguruar kualifikimin tutje. Çekia dhe Anglia e kanë siguruar kualifikimin tutje nga grupi D, Suedia nga grupi E dhe Franca nga grupi F.

    Te grupi E, Suedia e ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales me vetëm një gol të shënuar. Në ndeshjen e paraë barazuan pa gola ndaj Spanjës, kurse në ndeshjen e dytë fituan 1:0 ndaj Sllovakisë.

    Nesër Suedia e luan ndeshjen e fundit të fazes së grupeve ndaj Polonisë, por tashmë ata e kanë prer prerë biletën për kualifikim tutje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!