Kosova ka barazuar 1:1 me Greqinë, në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2022, që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Vedat Muriqi shënoi për 1:1 për Kosovën në minutën e 92-të për ta barazuar rezultatin.
Muriqi shënoi me kokë pas një asisti nga Florent Hadergjonaj.
Dardanët kërkojnë një tjetër fitore, për ta blinduar pozitën e tretë në Grupin B. Në tri takimet e para, Kosova ka pësuar dy humbje dhe ka marrë një fitore. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.