×
  • Sport
  • Sport

    Shevchenko i përgjigjet Chiellinit për atë që ka shkruar në libër: Në kohën tonë ai do të luante në Serie B

    Reporteri
    04 Korrik 2020 | 12:51

    Andriy Shevchenko iu është përgjigjur ashpër Giorgio Chiellnit


    Mbrojtësi i Juventusit në librin e tij ka shkruar se Totti e meritonte Topin e Artë më shumë se Shevchenko dhe Oëen, shkruan Reporteri.net

    Kjo nuk i ka pëlqyer ukrainasit, i cili iu është kundërpërgjigjur ashpër Chiellinit.

    “E kam lexuar se çfarë ka shkruar Chiellini për mua në librin e tij. Topi i Artë i fituar në 2004 ka qenë më i merituar se ai i Nedved në vitin 2003,” ka thënë Sheva.

    “Më vjen të qesh kur gazetarët më pyesin përse Italia nuk u kualifikua në Botëror dhe përgjigjia është e thjeshtë: Në të kaluarën kanë luajtur lojtarë si Maldini, ndërsa tani luajnë lojtarë mesatarë si Chiellini. Në kohën tonë ai do të luante në Serie B.

    Në fund të fundit, a ia vlen të flasim për një njeri që në librin e tij flet më shumë për të tjerët? Nëse nuk do t’i kishte përulur kolegët e tij askush nuk do ta blente librin,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!