Lituania mposhti Shqipërinë me rezultatin 1-0 ditën e djeshme (7 shtator) në “Air Albania”, duke arritur kështu një fitore historike.
Lituanezët nuk njihnin fitore pre 4 vitesh dhe ajo ndaj skuadrës së Rejës ishte e para pas një periudhe të gjatë. Pikërisht për këtë arsye edhe gëzimi te lojtarët dhe stafi teknik i Lituanisë ishte i madh.
Në një video, shihen lojtarët e Lituanisë të cilët janë të “çmendur” në festë dhe nuk mund të përmbahen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.