×
  • Sport
  • Sport

    Shiten 110 mijë bileta për ndeshjen imagjinare të futbollit që luhet më 8 maj

    Reporteri
    08 Prill 2020 | 19:16

    Kampionatet e shumta janë shtyrë, me futbollin që është goditur rëndë, me klubet që po humbin miliona euro nga biletat dhe të drejtat televizive.


    Në Evropë, futbolli po luhet vetëm në Bjellorusi, dhe në vendet tjera lojtarët po stërviten në shtëpi, duke pritur vazhdimin e sezonit.

    Gjiganti gjerman, Lokomotiva nga Leipzig, ka dalë me një ide të shkëlqyer për të mbledhur fonde për të ndihmuar klubin që të dalë nga kriza.

    Klubi gjerman ka planifikuar një ndeshje imagjinare që do të luhet më 8 maj, dhe biletat për atë ndeshje tashmë kanë dalë në shitje.

    Qëllimi i tyre është që të shesin 120 mijë bileta, dhe deri më tani, kanë shitur 110 mijë prej tyre.

    Çmimi i biletës është vetëm një euro, një ndihmë simbolike nga tifozët, por e madhe për klubin për t’i mbijetuar kësaj krize.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!