×
  • Sport
  • Sport

    Shiten për 1.47 milionë dollarë në ankand atletet e Michael Jordan

    Reporteri
    25 Tetor 2021 | 8:46

    Një palë atlete të veshura nga ylli amerikan i basketbollit Michael Jordan, janë shitur për një shifër rekord prej 1.47 milionë dollarësh në ankand.

    Jordan i përdori ateletet e bardha me të kuqe të Nike Air Ships gjatë sezonit të tij të parë me Chicago Bulls në 1984. Ky ishte viti kur ai dhe Nike filluan bashkëpunimin e tyre për të krijuar markën e tij të firmës së rrobave dhe këpucëve.

    Ky është çmimi është më i lartë i paguar ndonjëherë për këpucët e përdorura në lojë nga çdo sport.

    Jordan shihet nga shumë njerëz si lojtari më i mirë në historinë e basketbollit. Ai kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij me Chicago Bulls dhe u bë një ikonë globale që ndihmoi në ngritjen e profilit të NBA-së në mbarë botën. Jordan, i cili doli në pension në 2003, u bë lojtari i parë miliarder në historinë e NBA.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!