Para se të fillonte Koronavirusi dy yjet e Kombëtares së Kosovës po shkëlqenin dhe vlera e tyre në treg rritej dita ditës, por tani gjërat kanë ndryshuar
Werder Bremen dhe Fenerbahce shikonin mundësitë që t’i shisnin sa më shtrenjtë yjet e Kosovës, por tani do ta kenë shumë të vështirë pas kësaj krize të Koronavirusit, shkruan Reporteri.net
Rashica që kushtonte 35 milionë euro sipas Transfermarkt, tani vlera e tij ka rënë në 28 milionë.
Ndërkaq, Muriqi që po shkëlqente te Fenerbahce i ka rënë vlera në 9.5 milionë euro, derisa para Koronavirusit vlente 12 milionë, gjithnjë duke iu referuar faqes Transfermarkt, që merret me vlerat e futbollistëve.
Ndryshe, për dyshen kosovare ka shumë klube të interesuar dhe gjatë verës Miloti dhe Vedati mund edhe të ndërrojnë ambient për të kaluar në klube më të mëdha. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.