×
  • Sport
  • Sport

    Shkëlqen në fushë, por jo në intervista, Haaland befason tifozët e futbollit me këto përgjigje

    Reporteri
    17 Maj 2020 | 8:19

    Erling Haaland vazhdoi shkëlqimin në Bundesligë duke shënuar në fitoren e Dortmundit kundër Schalkes


    Bundesliga u rikthye dje pas më shumë se 2 muajsh pauzë shkaku i Koronavirusit, shkruan Reporteri.net

    Dortmundi mposhti Schalken me rezultat 4-0 në një ndeshje ku shënoi gol Haaland.

    Por, pas ndeshjes ai dha një intervistë të përçudshme ku përgjiget e tij u bënë virale në rrjetet sociale.

    Haaland u pyet nga gazetari se pse vendosën lojtarët e Dortmundit t’i duartrokasin tribunat e zbrazëta të stadiumit pasi që s’kishte tifozë, dhe ai u përgjigj vetëm: “Pse jo?”

    Pas disa sekondave heshtje, norvegjezi i ngre vetullat dhe gazetari vazhdon duke e pyetur se a ishte ai veprim një mesazh që dëshironin ta dërgonin lojtarët te tifozët. Haaland tha se ishte mesazh dhe gazetari e pyeti se çfarë mesazhi ishte.

    “Mesazhi ishte për tifozët e mi, tifozët e Dortmundit,” vazhdoi Haaland.

    Më pas ai u pyet nëse tifozët janë gjithçka në futboll ai u përgjigjë: “Po janë” dhe u largua nga intervista.

    Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Haaland jep përgjigje të befasishme në intervista pasi një gjë të tillë e kishte bërë edhe më herët kur ishte pjesë e Salzburgut. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!