×
  • Sport
  • Sport

    Shkëlqimi i Shalës në këtë fillim edicioni në Norvegji, ylli i Kosovës synon ta rikthejë Valerengan në garat evropiane

    Reporteri
    02 Korrik 2020 | 17:43

    Herolind Shala e ka nisur për mrekulli këtë edicion në elitën e futbollit norvegjez.


    Mesfushori i Kosovës ka shkëlqyer në pesë takimet e para, teksa edhe Valerenga ka arritur rezultate realisht të mira, duke fituar dy takime, barazuar në dy tjera dhe ka pësuar një disfatë.

    Shala ka qenë lider i padiskutueshëm i skuadrës kryeqytetase, pasi ka shënuar një gol, ka asistuar në dy të tjerë dhe ka fituar një penallti ndaj ODD Ballklub.

    28-vjeçari nuk e kaloi një vit të mirë atë të 2019 ku u përballë me shumë lëndime, mirëpo tani duket se i ka harruar ato duke shkëlqyer në fushë.

    Reprezentuesi kosovar synon që ta rikthejë skuadrën e tij në garat evropiane pas 10 viteve mungesë, shkruan Telegrafi.

    Ishte viti 2010 kur Valerenga mori për herë të fundit pjesë në Ligën e Evropës dhe që nga ajo kohë klubi nuk ka qenë në rrugën e duhur.

    Pas pesë ndeshjeve në Eliteserien, Valerenga zë vendin e gjashtë në tabelë me tetë pikë, dhe është afër zonës së Ligës së Evropës.

    Gjithsesi Shala është duke kaluar vitin e fundit si lojtar i Valerengas dhe sigurisht që deri në përfundim të kontratës dëshiron të lë gjurmë në klubin kryeqytetas norvegjez.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!