Shkëndija e Tetovës ka arritur që të fitojë në Rumani sonte me 10 lojtarë duke u kualifikuar në rrethin e tretë të Evropa Ligë.
Shkëndija e Tetovës sonte ka arritur një fitore tepër të madhe kundër Botosanit në Rumani.
Ishte një ndeshje ku Shkëndija e Tetovës luajti me 10 lojtarë nga minuta e 67-të e ndeshjes ku Armend Alimi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për t’u kualifikuar kështu në rrethin e tretë të Evropa Ligës.
Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga Besart Ibraimi në minutën e dytë të ndeshjes.
Pjesa e parë në përgjithësi ishte më e mirë për Shkëndijen madje edhe fillimi i pjesës së dytë dersa në përjashtimin e Alimit.
Botosani u mundua të barazojë rezultatin por Shkëndija e ruajti atë.
Shkëndija pritet që të luajë kundër fituesit të ndeshjes Lokomotiv Plovdiv-Tottenham.
Ndeshja pritet që të zhvillohet në Maqedoni që mund të konsiderohet një përparësi për Shkëndijen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.