×
  • Sport
  • Sport

    Shoku i Ronaldos: Unë nuk do të befasohesha nëse ai kthehet në Real Madrid

    Reporteri
    11 Prill 2020 | 9:10

    A mund të jetë Cristiano Ronaldo në rrugën e kthimit në Real Madrid pasi u largua nga klubi në verën e vitit 2018?


    Kjo edhe mund të ndodhë sipas shokut të tij, Jose Fonte, i cili thotë se nuk do të befasohej nëse Ronaldo vendos që të rikthehet tek Reali, shkruan Reporteri.net

    “Unë e di që ai e do Madridin, jam i sigurt. Normalishtë që ne po flasim për një nga klubet më të mëdha në botë, nëse jo më i madhi. Ai ende ka shumë, shumë miq atje dhe gjithmonë e ka lënë derën e hapur, kështu që unë nuk do të habitësha nëse ai kthehet tek Reali”, tha ai.

    Fenomeni Portugez fitoi katër tituj të Ligës së Kampionëve dhe dy tituj të ligës në 9 vite në kryeqytetin e Spanjës, ku tashmë tifozët madrilen “ëndërrojnë” ta shohin Ronaldon edhe njëherë tek klubi i tyre./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!