×
  • Sport
  • Sport

    Shorti i Ligës së Kampionëve: Gjithçka që duhet të dini

    Reporteri
    10 Dhjetor 2020 | 16:25

    Faza e grupeve të Ligës së Kampionëve përfundoi mbrëmë


    16 skuadra kanë siguruar vazhdimin tutje në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, shkruan Reporteri.net


    Shorti i garës më prestigjioze evropiane për klube do të mbahet të hënën më 14 dhjetor duke filluar nga ora 12:00 në Nyon të Zvicrës.

    Ekipet janë të ndarë në dy vazo:

    Vazo 1: Bayern, Real Madrid, Manchester City, PSG, Chelsea, Juventus, Liverpool, Dortmund.

    Vazo 2: Atletico, Monchengladbach, Porto, RB Leipzig, Sevilla, Barcelona, Atalanta, Lazio.

    Rregullat e shortit janë të thjeshta. Në fazën 1/16 nuk do të mund të takohen skuadrat që vijnë nga grupi i njëjtë, si dhe nga i njëjti shtet.

    Faza e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve do të fillojë në shkurt të vitit 2021.

    Kampion aktual është Bayern Munich. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!