×
  • Sport
  • Sport

    Shorti i Ligës së Kombeve mund ta përballë Kosovën me Shqipërinë

    Reporteri
    03 Mars 2020 | 9:32

    Sot, e martë, në orën 18:00, do të hidhet shorti për edicionin 2020/21 të Ligës së Kombeve në Amsterdam, ku Kosova dhe Shqipëria do ta mësojnë fatin për grupet e veta në Ligën C. Dy kombëtareve shqiptare mund edhe t’iu bie shorti të përballen mes vete.


    Pasi e fitoi Grupin 3 të Ligës D edicionin e kaluar, Kosova është ngritur në një ligë më lart, në atë C. Ndërsa, Shqipëria për pak sa s’ra në Ligën D për këtë edicion të ri, transmeton Express.

    Aktualisht, edhe Kuqezinjtë e edhe Dardanët janë në Ligën C dhe pasi që radhitet në dy vazo të ndryshme – Shqipëria në vazon e parë dhe Kosova në vazon e dytë – shorti mund të bëjë që atë të duhet të luftojnë kundër njëra-tjetrës gjatë edicionit 2020/21.

    Liga C

    Vazo 1: Greqi, Shqipëria, Mali i Zi, Gjeorgjia

    Vazo 2: Maqedonia e Veriut, Kosova, Bjellorusia, Qipro

    Vazo 3: Estonia, Sllovenia, Lituania, Luksemburgu

    Vazo 4: Armenia, Azerbajxhani, Kazakistani, Moldavia

    Në këtë short do të marrin pjesë edhe ekipet e tjera kombëtare në tri ligat e tjera.

    Liga A

    Vazo 1: Portugalia, Holanda, Anglia, Zvicra

    Vazo 2: Belgjika, Franca, Spanja, Italia

    Vazo 3: Bosnja dhe Hercegovina, Ukraina, Danimarka, Suedia

    Vazo 4: Kroacia, Polonia, Gjermania, Islanda

    Liga B

    Vazo 1: Rusia, Austria, Uellsi, Republika Çeke

    Vazo 2: Skocia, Norvegjia, Serbia, Finlanda

    Vazo 3: Sllovakia, Turqia, Republika e Irlandës, Irlanda Veriore

    Vazo 4: Bullgaria, Izraeli, Hungaria, Rumania

    Liga D

    Vazo 1: Gjibraltari, Ishujt Faroe, Letonia, Lihtejnshajni

    Vazo 2: Andorra, Malta, San Marino

    Kur janë ndeshjet?

    Xhiroja 1: 3-5 shtator 2020

    Xhiroja 2: 6-8 shtator 2020

    Xhiroja 3: 8-10 tetor 2020

    Xhiroja 4: 11-13 tetor 2020

    Xhiroja 5: 12-14 nëntor 2020

    Xhiroja 6: 15-17 nëntor 2020

    Finalet: 2, 3, 6 qershor 2021

    UEFA i ka bërë disa ndryshime nga edicioni i fundit i Ligës së Kombeve. Tani do të jenë nga katër skuadra në top tri nivelet (Ligën A, Ligën B dhe Ligën C), përderisa herën e kaluar shumica e grupeve ishin me nga tri skuadra, transmeton Gazeta Express.

    Për më tepër, ky edicion i Ligës së Kombeve nuk garanton tani vende për Kupën e Botës 2022, përderisa edicioni i kaluar ua mundëson katër skuadrave të kualifikohen për EURO 2020, në mesin e të cilave synon të jetë edhe Kosova.

    Megjithatë, dy ekipe do të kenë mundësi të kualifikohen për Kupën e Botës në Katar përmes kësaj rruge, pasi që dy nga 12 vendet në play-offs për Botëror (për tri vende të lira) do të jenë në dispozicion për ekipet përmes Ligës së Kombeve, në krahasim me 16 ekipet që marrin pjesë në play-offs për Evropian.

    Ndeshjet e këtij edicioni do të zhvillohet nga shtatori deri në nëntor të vitit 2020, ndërsa finalet do të mbahen verën e ardhshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!