Nations League nuk e ka mbyllur rrugëtimin e saj, pasi Italia, Belgjika, Franca dhe Spanja do të luftojnë për trofeun.
Ditën e sotme, në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti që ka përcaktuar edhe çiftet gjysmëfinaliste në këtë kompeticion.
Nisur edhe nga ekipet e kualifikuara, përballjet gjysmëfinale dhe finalja do të jenë përballje mjaft interesante dhe të forta. Pas hedhjes së shortit, çiftet që do të përballen janë: Itali-Spanjë dhe Belgjikë-Francë.
Sfida latinësh dhe fqinjësh, të dyja për t’u parë e shijuar. Sezonin e parë të Nations League e fitoi Portugalia, pasi mposhti Holandën në finale.
Ndeshjet gjysmëfinale të Nations League do të zhvillohen më 6 dhe 7 shtator të vitit 2021. Finalet për vendin e parë dhe të tretë do të zhvillohen më 10 tetor. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur që finalet e këtij kompeticioni të luhen në Juventus Stadium dhe “San Siro” të Milanos.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.