Nicolas Pepe nuk pritet të ketë të ardhme te skuadra e tij aktuale Arsenal.
Gjiganti anglez verën e vitit 2019 bëri çmenduri në tregun e transferimeve duke paguar 80 milionë euro për transferimin e Pepes nga Lille.
Pepe erdhi me bujë të madhe në Londër, por ai asnjëherë nuk i ka arritur pritshmëritë e klubit.
Daily Star ka shkruar se Arsenali ka vendosur për ta nxjerr në shitje yllin e repartit ofensivë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Topçinjtë presin që të vije oferta e duhur në drejtim të tyre për reprezentuesin e Bregut të Fildishtë pasi nuk do ta japin për një çmim të ulët.
Madje londinezët janë të gatshëm të huazojnë lojtarin në janar tek ndonjë skuadër që do ta ketë të drejtën e blerjes pas gjashtë muajve.
25-vjeçari nuk ka shkëlqyer në Ligën Premier përkundër që pritjet për të ishin shumë të mëdha.
Ai këtë edicion ka zhvilluar 14 ndeshje në të gjitha garat, ku ka katër gola e dy asistime.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.