×
  • Sport
  • Sport

    Shpërthejnë tifozët e Lazios, kritikojnë ashpër Muriqin pas ndeshjes me Milanin

    Reporteri
    24 Dhjetor 2020 | 10:17

    Milan e ka mposhtur Lazion mbrëmë me rezultat 3-2 në një ndeshje e cila u vendos në sekondat e fundit të ndeshjes me një gol të Theo Hernandezit


    Vedat Muriqi në këtë ndeshje u inkuadrua në pjesën e parë në vend të Caicedos i cili u lëndua.

    Por, paraqitja e tij nuk i ka pëlqyer tifozëve të Lazios, të cilët e kanë gozhduar pas ndeshjes.

    “Fenerbaçe na ka vjedhur. Muriqi nuk është as për Serinë B. Çfarë dështimi nga Tare”, ishte një prej komenteve të shumta për sulmuesin e Kosovës.

    Derisa pas ndeshjes trajneri Inzaghi ka thënë se besonte që kjo do të ishte ndeshja e Muriqit, por që një gjë e tillë nuk ndodhi.

    ”Caicedo ka dalë nga ndeshja e fundit pak i lodhur. Muriqi më bindi në stërvitjen e djeshme pasi bëri mirë. Mendova se kjo do të ishte ndeshja e tij”, ka thënë Inzaghi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!