Komentet e fundit të Lionel Messi kanë vënë edhe një herë në qendër të vëmendjes marrëdhëniet e tij me Barcelonën, pikërisht kur u duk se ato ishin vënë në vend.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë është kthyer në Barcelonë pas paraqitjeve të mira me Argjentinën, ku mundën Perunë 2:0 në kualifikimet për Kupën e Botës.
Në aeroportin e Barcelonës, i rrethuar nga fotoreporter e gazetar, Messi ka bërë një deklaratë e cila tregon se situata e tij në ‘Camp Nou’ nuk është e mirë.
“E vërteta është se unë jam i lodhur duke qenë problemi për gjithçka në klub”, ka deklaruar Messi.
Nuk dihet nëse kjo përgjigje e Messit i referohet reporterit që i parashtroi pyetjen në lidhje me deklaratat e agjentit të Antonie Griezmann apo kanë të bëjnë me Barcelonën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.