Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi në një lidhje direkte për Duelin Sportiv ka folur në lidhje me ndeshjen e sotme Prishtina – Ballkani, të cilën skuadra e tij e humbi me rezultatin 2:1.
Munishi potencon se dikë po e pret burgu dhe e ka ditur se çka do të ndodhë sot para ndeshjes.
“A e dini ju kriteriumin e ekipit si po i referohet Ballkanit dhe skuadrave tjera të Superligës së Kosovës. Nëse kish qenë kriteriumi fer i referimit, në bazë të dy ngjyrave, Ballkani do të ishte 6 pikë përpara të gjitha skuadrave në Superligë. Ne jemi në Kosovë, ne po i shohim ndeshjet përdite, nuk kom ankesa vetëm ndaj Prishtinës, vleresojeni si po i referohen rivalet tanë dhe si Ballkanit”, tha fillimisht ai.
“Marre është çka ka ndodhë sot, e kemi dit para ndeshjes, dikë do ta pret burgu, sepse jane t’u ndodhë gjëra të jashtëzakonshme në futbollin e Kosovës, vitin e kaluar dhe këtë vit, kjo është e vërteta”, përfundoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.