×
  • Sport
  • Sport

    “Shpëtoni shoqet e mia të ekipit”, kapitenia e ekipit afgan të futbollit për femra u bën thirrje FIFA-s

    Reporteri
    20 Gusht 2021 | 15:29

    Kapitenia e ekipit afgan të futbollit për femra i ka bërë thirrje FIFA-s që të shpëtojë shoqet e saj të skuadrës nga talebanët që kanë marrë pushtetin ditët e fundit.


    25-vjeçarja Shabnam Mobarez, e cila aktualisht banon në SHBA, i ka kërkuar qeverisë së futbollit që të ndërhyjë.

    Ajo postoi në Twitter një bisedë me një nga shoqet e saj, të cilën e kishte pyetur nëse ishte mirë.

    “Shoqja ime e ekipit në Afganistan: Jo, nuk jam mirë. E di që ata do të më kërkojnë dhe do të më gjejnë së shpejti. A më ndihmon dot? FIFA, si t’i përgjigjem unë kësaj pyetjeje? Duhet të veprojmë që të shpëtojmë shoqet e mia të skuadrës. Ato janë motrat e mia”.

    E ardhmja e grave në Afganistan duket e zymtë, po të merret parasysh se si u shkelën të drejtat e tyre në këtë vend kur talebanët kishin pushtetin në periudhën 1996-2001.

    Gratë nuk lejoheshin që të punonin, të studionin apo të vizitoheshin nga një doktor nëse nuk ishin të shoqëruara nga një mashkull i familjes.

    Edhe ish-kapitenia e ekipit kombëtar afgan të femrave, Khalida Popal, u kërkoi futbollisteve që të mbyllin profilet në rrjetet sociale dhe të djegin uniformat që të mbrojnë identitetin dhe jetën e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!