Si asnjëherë më parë, në Shqipëri vazhdon e luhet futboll. Ditët e festave, Krishtlindjet dhe fundviti i ka gjetur ekipet në fushë.
Njëjtë si Anglia, edhe kampionati shqiptar ka zhvilluar ndeshjet deri ditën e sotme. Java e 12-të po luhet sot dhe sportdashësit shqiptarë kanë pasur mundësinë që në këto ditë festash të shijojnë përmes televizorit ndeshjet.
Për shkak të pandemisë covid-19, stadiumet kanë qenë të boshatisura.
Ndeshjet e luajtura këtë fundjavë kanë prodhuar këto rezultate:
KF Tirana – KF Vllaznia 1-1
KF Apolonia – KS Kastrioti 2-1
KF Laçi – FK Partizani 3-2
KF Skënderbeu – FK Bylis 4-3
FK Kukësi – KF Teuta 0-3
Java e 13-të e Kategorisë Superiore do të luhet nga 9 janari i vitit të ardhshëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.