×
  • Sport
  • Sport / Kualifikimet

    Shqipëria barazon për herë të dytë radhazi, ndalet nga Letonia

    Reporteri
    10 Qershor 2025 | 23:10

    Kombëtarja e Shqipërisë ka barazuar edhe në ndeshjen e dytë të muajit qershor – pas barazimit pa gola në Tiranë me Serbinë para dy ditësh.

    “Kuqezinjtë” e Sylvinhos u ndalen nga Letonia si mysafirë me shifrat prej 1-1.

    Mundësinë e parë në ndeshje për të dalë në avantazh e pati Letonia, e cila e humbi penalltinë në minutën e 21-të, të cilën në fakt e priti Thomas Strakosha.

    Shtatë minuta më vonë, Shqipëria shënoi me ndihmën e kapitenit të Letonisë, që shënoi autogol.

    I njëjti doli përsëri në skenë, për të shënuar golin e barazimit për Letoninë në minutën e 49-të të pjesës së parë.

    Pjesa e dytë ishte më e qetë dhe pati shumë pak raste të mira shënimi.

    Ky është barazimi i dytë radhazi i Shqipërisë në kampanjën kualifikuese për Kupën e Botës të vitit 2026, pas atij me Serbinë, dhe kështu shkon në kuotën e pesë pikëve./Express/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!