×
  • Sport
  • Sport / Kuqezinjtë në Evropian

    Shqipëria bëhet gati për ndeshjen me Italinë

    Reporteri
    13 Qershor 2024 | 21:48

    Kombëtarja shqiptare, që vazhdon të jetë e grumbulluar ne “Sportcenter Kaiserau” të Kamenit, ka zhvilluar këtë të enjte një seancë stërvitore gjatë pasdites.

    FSHF-ja bën të ditur se i gjithë grupi është paraqitur në stërvitje dhe se nuk ka asnjë lëndim

    Kjo ishte edhe stërvitja e fundit e Kombëtares në Kaiserau para ndeshjes së parë të grupit në “EURO 2024” ndaj Italisë, teksa nesër “kuqezinjtë” do të stërviten në stadiumin e Dortmundit, aty ku do të luhet edhe sfida me kampionët e Europës.

    Ndeshja Itali – Shqipëri luhet të shtunën më 15 qershor në “Signal Iduna Park” të Dortmundit dhe nis nga ora 21:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!