×
  • Sport
  • Sport

    Shqipëria dy gola Moldavisë, për tre pikë tejet të rëndësishme

    Reporteri
    11 Qershor 2019 | 22:47

    Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore prej 2 me 0 në “Elbasan Arena” ndaj Moldavisë.


    Pjesa e parë përfundoi pa gola, por në të dytën kombëtarja shqiptare realizoi dy herë për të marrë 3 pikë tejet të rëndësishme, shkruan Reporteri.net.

    Së pari shënoi Sokol Cikalleshi nga afërsia në minutën e 66 pas asistimit nga Roshi.

    Ndërsa në minutën e 90+3 Ylber Ramadani shënoi një gol shumë të bukur, të parin në fanellën e Shqipërisë.

    Kjo është fitorja e parë e trajnerit Edi Reja me kombëtaren shqiptare. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!