×
  • Sport
  • Sport

    Shqipëria e madhe e nis me këmbë të mbarë Ligën e Kombeve, Kuqezinjtë fitojnë në udhëtim kundër Bjellorusisë

    Reporteri
    04 Shtator 2020 | 22:36

    Shqipëria e ka nisur mjaft mirë sezonin e ri të Ligës së Kombeve 


    Kuqezinjtë kanë fituar me rezultat 2-0 në udhëtim te Bjellorusia, shkruan Reporteri.net

    Sokol Cikalleshi dhe Keidi Bare ishin heronj të Shqipërisë pasi shënuan golat e fitores.

    Cikalleshi me një goditje të fortë dhe precize e mposhti portierin e Bjellorusisë në minutën e 23-të.

    Keidi Bare shënoi golin e dytë dhe të qetësisë për Shqipërinë në minutën 79-të.

    Me këtë fitore Shqipëria zë vendin e parë me 3 pikë, aq sa ka edhe Kazakistani në vendin e dytë.

    Ndryshe, Shqipëria bën pjesë në Ligën C të Ligës së Kombeve. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!