Shqipëria e ka shënuar një fitore tejet me rëndësi ndaj Polonisë, dhe ka bërë një hap të madh drejt Kampionatit Evropian “Euro 2024”.
Jasir Asani kaloi Shqipërinë në avantazh në minutën e 38-të falë një eurogoli nga distanca, me të cilin ekipet shkuan në pushim.
Golin e dytë dhe të fitores për Shqipërinë e realizoi sulmuesi gjilanas Mirlind Daku në minutën e 62-të, vetëm një minutë pasi u inkuadrua në lojë.
Vlen të theksohet se mbi 20 mijë shikues ishin të pranishëm në “Air Albania”.
Shqipëria pas kësaj fitore është lidere e grupit me 10 pikë të grumbulluara, e dyta Çekia me 8 pikë, po aq sa Moldavia, ndërsa Polonia është e parafundit me gjashtë pikë, kurse e fundit Ishujt Faroe me vetëm një pikë.
Shqipëria më 12 tetor do të luan ndeshjen e radhës me Çekinë në “Air Albania”. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.