Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) para disa ditëve e ndau një pako emergjente me ndihmë financiare për futbollistë, trajnerë dhe gjithë punonjësit tjerë të futbollit kosovar që është goditur keq nga koronavirusi.
Kjo pako emergjente e FFK-së ishte më e mbushur sesa pakoja e Federatës Shqiptare të Futbollit që e shpërndau në Shqipëri, raporton Gazeta Express.
Vetëm kaq në Kosovë sa i përket përkrahjes për futbollistë, të cilët janë karantinuar qe disa javë shkaku i masave të ndërmarra nga shtetit.
Futbolli në Kosovë e ka ndërprerë çdo aktivitet prej 13 marsit, kurse lojtarët po stërvitin individualisht në kushte shumë të vështira – nëpër oborret e shtëpive të tyre, kurse ata që jetojnë nëpër pallate e kanë edhe më problem pasi parqet janë të mbyllura dhe lëvizja mbetet e kufizuar, shkruan Gazeta Express.
Në Kosovë prej ndërprerjes së kampionatit nga koronavirusi me futbollistë komunikojnë përmes rrjeteve sociale vetëm trajnerët e tyre, të cilët mundohet t’i këshillojnë djemtë se çfarë ushtrimesh të bëjnë nëpër shtëpitë e tyre.
Ndërsa, Shqipëria i ka dhënë leksion Kosovës. Situata me koronavirus është e njëjtë edhe nëm Shqipëri, ku futbolli është ndërprerë moti, ndërsa shteti po aplikon masa të rrepta mbrojtëse.
Duke e ditur se futbollistët e futbollit shqiptar kanë mbetur të izoluar FSHF çdo ditë e realizon dhe e publikon nga një video në ueb faqen e vet zyrtare dhe në rrjetet socialeme këshilla profesionale se çfarë ushtrimesh duhet të bëjnë lojtarët e karantinuar në shtëpitë e tyre. Këtë FSHF po e bën qe 23 ditë rresht.
https://youtu.be/0rdQxJXFaUE
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.