×
  • Sport
  • Sport

    Shqipëria sonte kërkon fitoren ndaj Gjeorgjisë, kuqezinjtë synojnë kurorën e grupit

    Reporteri
    10 Shtator 2024 | 9:00

    Shqipëria sonte do të kërkojë fitore ndaj Gjeorgjisë, në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë.

    Se a do e arrijnë qëllimin e tyre kuqezinjtë, mbetet të shihet në përballjen që nis nga ora 20:45.

    Shqiptarët synojnë ta marrin vendin e parë në grupin B1 të Ligës së Kombeve.

    Para kësaj ndeshjeje, Shqipëria u tregua e aftë në përballjen me Ukrainën të shtunën, ku fitoi me rezultat 1-2.

    Gjeorgjia para ndeshjes që do të zhvillohet sonte, e mposhti Çekinë me rezultat 4-1, të shtunën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!