×
  • Sport
  • Sport

    Shqipërisë i rikthehet Roshi, por i mungojnë Kamberi, Ismajli dhe Bajrami

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 11:57

    Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e të martës seancën zyrtare stërvitore në prag të ndeshjes me San Marinon, që luhet të mërkurën mbrëma duke filluar nga ora 20:45 dhe është e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.


    Stafi teknik me në krye trajnerin Edoardo Reja zhvilluan një seancë me intensitet të plotë në stadiumin e San Marino, ku edhe do të luhet sfida. Tekniku nuk kishte në dispozicion sulmuesin Florian Kamberi, i cili e ndoqi seancën nga tribuna, ndërsa probleme fizike ka pasur edhe mbrojtësi Ardian Ismajli.

    Ky i fundit zhvilloi vetëm stërvitje të diferencuar nga grupi dhe është në dyshim për ndeshjen me San Marinon. Pozitive duket edhe situata e Odise Roshit me mesfushorin që zhvilloi stërvitje normalisht dhe nuk pati probleme fizike.Sa i përket Nedim Bajramit akoma nuk ka ardhur leja nga FIFA dhe ai nuk do të mund të debutojë as në ndeshjen me San Marinon./ss/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!