Shqiptarët ‘çojnë’ peshë Stambollin: Këndojnë këngë patriotike në prag të ndeshjes me Turqinë

Kombëtarja e Shqipërisë sonte luan me Turqinë në kuadër të kualifikueseve të Euro 2020 në stadiumin e Şükrü Saracoğlu të Fenerbahces


Kuqezinjtë kanë mbërritur në Stamboll ku sonte do të jenë në përkrahje të Kombëtares së Shqipërisë në sfidën kundër Turqisë, shkruan Reporteri.net

Në një video që ka siguruar Reporteri shihen disa tifozë të Shqipërisë duke kënduar këngë me motive patriotike në një lokal në Stamboll.

Në stadium pritet të jenë një numër i konsiderushëm i tifozëve që do ta përkrahin Shqipërinë, e cila sot luan ndeshjen jetike për këto kualifikuese. /Reporteri.net/