×
  • Sport
  • Sport

    Shqiptarëve të Arsenalit iu kanë bërë ‘sehire’: Pasi e bëri Xhaka bërllok, tani është radha e Mustafit

    Reporteri
    30 Tetor 2019 | 20:48

    Shkodran Mustafi ka shënuar autogol në ndeshjen kundër Liverpoolit


    Shqiptarët e Arsenalit janë duke kaluar momente të vështira, Granit Xhaka para disa ditëve nisi luftën me tifozët, ndërsa sot Shkodran Mustafi do të vërshohet nga komentet negative pasi sapo ka shënuar autogol ndaj Liverpoolit, shkruan Reporteri.net

    Mustafi në minutën e 6-të dërgoi topin në rrjetën e tij, ndërsa duhet kujtuar se deri tash kishte statistika brilante, ku në çdo ndeshje që ai kishte luajtur, Arsenali nuk kishte pësuar gol.

    Dhe tani vjen goli i parë i pranuar, dhe protagonist është vetë Shkodrani, që shënoi në portën e skuadrës së tij. /Reporteri.net/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!