×
  • Sport
  • Sport

    Shqiptarja e feston fitoren e Zvicrës në Bern, polici zviceran i thotë se e ka gabuar flamurin

    Reporteri
    30 Qershor 2021 | 19:41

    Pas ndeshjes mes Zvicrës dhe Francës, një vajzë e re e mbështjellur me flamurin e Shqipërisë u befasua kur një polic përmes megafonit i tha se e ka vendosur flamurin e gabuar përreth supeve. Videoja e publikuar nga mediumi zviceran, Blick, aktualisht po bëhet virale.


    Në Basel, Bern, Winterthur dhe Cyrih, me gjithë reshjet e shiut, festimet vazhduan deri në mëngjesin e së martës pas triumfit më të madh në historinë e futbollit zviceran, teksa tifozë të shumtë u mblodhën nëpër rrugë.

    Njëra prej tyre ishte një vajzë e re e cila e kaloi rrugën afër Bubenbergplatz të Bernit në orët e hershme të mëngjesit të së martës. Aty dëgjohet një zë nga një megafon i Policisë.

    “Ky është flamuri i gabuar për sonte”, i tha një polic asaj.

    Vajza u kthye kah polici dhe e shikoi. Polici vazhdoi: “Mirupafshim, vazhdo të ecësh”. Ajo iu bind urdhrit, por nuk mund të mos e tregonte me krenari sërish flamurin kuq e zi teksa po largohej.

    Ekipi zviceran i futbollit është një grup multietnik lojtarësh. Familjet e të dy golashënuesve në ndeshjen kundër Francës vijnë nga Bosnja e Hercegovina. Breel Embolo dhe Yvon Mvogo kanë lindur në Kamerun, ndërsa përveç Xherdan Shaqirit e Granit Xhakës, zakonisht jo pak lojtarë të kësaj kombëtareje i kanë rrënjët në Kosovë e Shqipëri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!