Situata alarmante e krijuar nga koronovirusi krahas panikut që po shkakton, ka detyruar që një sërë aktivitetesh të pezullohen si masa parandaluese.
Momentalisht futbolli po luhet pa prananine e tifozëve në kampionate të ndryshme, por një dilemë e madhe është nëse do të anulohet kampionati evropian që do të nisë në qershor.
Momentalisht UEFA nuk ka dhënë asnjë deklaratë, por shumë shpejtë do të jetë e detyruar ta bëjë një gjë të tillë.
Mendohet që nga mesi i muajit maj do të duhet te merret një vendim. Po shqyrtohet kjo periudhë piesërisht për të parë se si do të rrjedhin ngjarjet deri ateherë, nëse do të ketë përmirësim apo përkeqësim të gjendjes.
Skenari më i keq është pezullimi i kampionatit evropian ose zhvillimi i tij në një periudhë të mëvonshme, pra të zhvillohet në 2021-ën.
Një tjetër alternativë është që europiani të zhvillohet me dyer të mbyllura. UEFA është duke vëzhguar me kujdes të gjithë skenarët, pasi çdonjëra prej tyre mund të aplikohet në varësi të situatës.
Euro 2020 ndryshe nga çdo herë tjetër këtë vit do të zhvillohet në 12 shtete, diçka që shton rrezikun e përhapjes me ritme edhe më të larta të koronavirusit.
Italia do të jetë një prej shteteve që do të jetë nikoqir i Euro 2020 dhe momentalisht shteti italian është një prej shteteve evropiane që po vuan më së shumti pasojat e kësaj epidemie.
Nëse situata rëndohet ateherë UEFA do të jetë e detyruar që të vendosë pezullimin e Euro 2020.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.