×
  • Sport
  • Sport

    Shumë gola e spektakël në Vushtrri, madje edhe grushte mes fëmijëve prapa portës

    Reporteri
    05 Mars 2020 | 16:11

    Vushtrria luajti baras 3-3 me Dukagjinin në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 21-të në futbollin e Kosovës


    Por, një moment interesant ka ndodhur prapa portës së portierit të Dukagjinit, ku kamera ka kapur dy fëmijë që mbledhin topat duke u rrahur, shkruan Reporteri.net

    Kamerat e Supersportit gjatë transmetimit të ndeshjes për disa momente ishin të fokusuara në portierin e Dukagjinit, i cili ishte i lënduar.

    Megjithatë në prapavijë u panë edhe dy fëmijët që ziheshin mes vete.

    Ndryshe, si Vushtrria ashtu edhe Dukagjini nga sezoni tjetër pritet të bëjnë gara në Ligën e Parë pasi janë në fund të tabelës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!