×
  • Sport
  • Sport

    Shumë miliona të shpenzuara nga Guardiola, nuk arriti as deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

    Reporteri
    16 Gusht 2020 | 18:53

    Gjysmënalja e Champions League është një mallkim që nuk po thyhet dhe që po vazhdon të përndjekë Pep Guardiolan nga momenti që ka marrë drejtimin e Manchester City në verë të vitit 2016.


    Është ndalur gjithmonë në 1/8-at (një herë), në çerekfinale (tri herë), kurrë nuk ka arritur ta udhëheqë Cityn përtej asaj pengese, që është kaluar nga Qytetarët me Manuel Pellegrinin në sezonin 2015/16.

    Këtë herë ka qenë Lyoni që ka prishur planet e ish-trajnerit të Barcelonës (me katalanasit ka fituar dy Champions, në 2009-ën dhe 2011-ën), duke u mposhtur 3-1, ndërsa në të kaluarën ëndrra është shuar nga Monaco, Liverpool dhe Tottenham.

    Zhgënjimi i Manchester City dhe trajnerit të tij merr përmasa më dramatike kur bëhet llogaria e milionave të shpenzuara nga klubi anglez në këto katër vite me trajnerin spanjoll: pothuajse 800 milionë euro, më saktësisht 778 milionë janë shpenzuar në sjelljen e shumë, shumë futbollistëve në Etihad, por në fund asgjë, raporton telesport.

    Drejtuesit e klubit ia kanë plotësuar çdo dëshirë, duke blerë çdo lojtar që ka kërkuar Pep, por as 800 milionë euro nuk kanë mjaftuar për të thyer mallkimin dhe për ta fituar këtë trofe të shumëdëshiruar për ekipin anglez.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!