×
  • Sport
  • Sport

    Si babë e bir: Festa e çmendur e Lukakus dhe Contes pas supergolit të belgut

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 22:57

    Interi ka mposhtur sot Brescian në udhëtim në një ndeshje mjaft të vështirë e cila përfundoi me rezultat të ngushtë 1-2.


    Të përzgjedhurit e Antonio Contes krijuan një epërsi solide prej 0-2, por një autogol i Skriniar në minutën e 75-të të ndeshjes ia vështirësoi pak gjërat trajnerit italian, shkruan Reporteri.net

    Sidoqoftë, Interi arriti të mbahej dhe në fund arkëtoi tre pikë mjaft të vlefshme në atë që po quhet lufta për titull ndërmjet tyre dhe skuadrës së Juventusit.

    Mirëpo, goli i Lukakus ishte momenti më i mirë i ndeshjes, jo vetëm goli që ishte jashtëzakonisht i bukur, por festa me trajnerin që siç duket kanë krijuar një lidhje të fortë ndërmjet vete.

    Ky është goli dhe festa e çmendur e Lukakus me trajnerin Italian:

    Ndryshe, pas kësaj fitoreje, Interi tani zë pozitën e parë dhe grumbullon plotë 25 pikë pas 10 xhirove të zhvilluara, dy më shumë sesa Juventusi që gjendet në pozitën e dytë me një ndeshje më pak të zhvilluar./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!