×
  • Sport
  • Sport / Plani i përkryer i "Mbretërve"

    Si i shpenzoi Reali 900 milionë euro për ekipin më të talentuar në botë

    Reporteri
    05 Qershor 2024 | 11:31

    Florentino Perez ka investuar me mençuri për të bërë bashkë një prej ekipeve më të talentuara në botë, vlerëson Goal.com në një analizë për transferimet e Real Madridit.

    Fansat e Real Madridit nuk mund ta duronin brazilianin Vinicius Jr që humbiste rastet e mëdha.

    I kishte krejt ato që i duheshin një anësori modern të krahut; i mirë në situata një me një, vraponte dhe kthehej në mbrojtje. Nuk kishte çfarë të bënte tjetër.

    Por kur bëhej fjalë për punën përfundimtare – realizimin e golave – nuk ishte edhe aq i mirë. Në sezonin 2018-19, Vinicius dukej si blerje e gabuar në tregun e çmimeve të larta të Amerikës Latine.

    Mirëpo pesë vjet më vonë dhe investimi prej 800 milionë eurove, gjithçka duket se ia ka vlejtur. Këto ditë, Vinicius është vdekjeprurës, pjesë e ekipit të pamposhtur. Ai që dukej si transferim i dështuar, është pjesë e fotografisë së madhe të një ekipi që është shndërruar në një prej më të mirëve, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Madridi ka shpenzuar shumë në vitet e fundit, por ka shpenzuar mirë si në aspektin afatshkurtër ashtu edhe në suksesin më afatgjatë.

    Gjatë qëndrimit të parë të Perezit si president i klubit të Realit, solli idenë e “Galaktikëve”. Çdo verë, kërkonte ai, Madridi duhej të blinte lojtarin më të mirë në botë, pavarësisht çmimit.

    Kështu nisën të vinin emrat e mëdhenj. Madridi theu rekordin e botës, atëherë prej 60 milionë eurove, për blerjen e Luis Figos në vitin 2000. Një vit më vonë erdhi Zinedine Zidane për 78 milionë euro. Pastaj Ronaldon në vitin 2002, David Beckhamin në vitin 2003 dhe Michael Owenin në vitin 2004. Reali dukej si superekip.

    Mirëpo nuk funksionoi. “Galaktikët” ishin të mirë, por u mungonte trajneri i duhur. Reali nuk fitoi trofe mes viteve 2003-2006. Perezi dha dorëheqje në shkurtin e vitit 2006.

    U kthye tre vjet më vonë dhe përsëri shpenzoi. Brenda pesë vjetëve, Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, Xabi Alonso, James Rodriguez, Gareth Bale the Luka Modriq – stërviteshin nën emra të njohur si Jose Mourinho.

    Këta emra sollën sukses për 10 vjet, si në Spanjë ashtu edhe në Evropë. Mirëpo në vitin 2018, kjo gjeneratë ishte në moshë dhe diçka dukej ndryshuar.

    Talentet latinë

    Futbolli evropian gjithmonë ka pasur interesim për tregun latin. Në fakt, Ronaldo, Ronaldinho, Neymar dhe Lionel Messi dolën nga ky treg. Mirëpo Madridi, historikisht nuk ka pasur fuqi për këtë talent në skenën evropiane. Por si arriti deri te suksesi?

    Angazhoi shefin e skautëve Juni Calafat. I linduri në Spanjë por i rritur në Brazil, Calafat e dinte se kishte talent në Amerikën Latine dhe mund të stërviteshin në kryeqytetin spanjoll. Perezi e angazhoi me mesazhin që “të mos e linim të na ikte një tjetër Neymar”.

    Neymari i ardhshëm nuk ekzistonte, kështu Falafat në vitin 2018 gjeti fillimisht Federico Valverden, pastaj solli emrat si Vinicius, Rodrygo dhe krejt në fund Endrick.

    Të tre i kanë kushtuar Realit vetëm 150 milionë euro.

    Mirëpo Reali nuk ka injoruar Evropën dhe solli yje edhe nga klubet evropiane.

    I pari është Eder Militao që e bleu nga Porto për 50 milionë euro.

    Për gati të njëjtën shifër e bleu edhe Ferland Mendyn, ashtu siç veproi me Eduardo Camavingan të cilin e bleu për 40 milionë euro.

    Qasje e njëjtë ishte edhe me Aurelien Tchouameni. Reali po bënte gati zëvendësuesit e Modriqit dhe Toni Kroosit.

    Në sezonin që kaloi, Reali bleu 19-vjeçarin Jude Bellingham nga Borussia Dortmundi për 103 milionë euro. Pas sezonit që kaloi, ky çmim duket shumë i lirë krahasuar me shërbimet që mori.

    Krejt në fund, Reali siguroi shërbimet e Kylian Mbappes. Nuk dha asnjë cent për transferimin e tij, por ka investuar shumë për ta sjellë në ekip sepse do të ketë pagë të lartë dhe për nënshkrimin e tij, Reali do ta paguajë Mbappen 150 milionë euro për pesë vjet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!