×
  • Sport
  • Sport

    Si ia mori Argjentina Spanjës Leo Messin, sipas Pekerman

    Reporteri
    18 Shkurt 2021 | 15:35

    Jose Pekerman ka shpjeguar sesi Argjentina, siç thotë ai, ia vodhi Spanjës Lionel Messin, pavarësisht se ylli i Barcelonës kishte shumë mundësi ta përfaqësonte furinë e kuqe.


    Pekerman ishte trajner i Kombëtares së Argjentinës nga viti 2004 deri në vitin 2006.

    Messi debutoi për Argjentinën më 17 gusht të vitit 2005, nën udhëheqjen e Pekerman.

    “Praktikisht ne ia vodhëm atë Spanjës. Ne pamë video të tij dhe lexuam lajme për një djalosh nga Rosario”, tha Pekerman për TNT Sports.

    “Ne e bëmë një plan që ai të luante për ne, sepse Spanja ishte vënë pas tij. Ai do të luante për Spanjën. Prindërit e tij e lejuan atë të vendosë vetë”, tregoi ai.

    “Fjalët e Messit ishin ‘unë jam argjentinas dhe dua të luaj për Argjentinën’. Ishte vendimi i tij, që e mori me zemër”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!