×
  • Sport
  • Sport / Futboll

    Si në Premierligën Angleze, garë e nxehtë për titull në Superligën e Kosovës

    Reporteri
    25 Shkurt 2024 | 16:24

    Si kurrë më parë gara për titull në Superligën e Kosovës në futboll është bërë tejet e nxehtë, si në Premierligën Angleze.

    Me tri ndeshjet e zhvilluar ditën e sotme u mbyll edhe java e 22-të në Superligën e Kosovës në futboll, por që lideri mbeti i njëjtë Ballkani, shkruan Reporteri.net.

    Kjo pasi Llapi luajti baras dhe pa gola në derbin ndaj Prishtinës, me me ç’rast lështoi rastin të rrëmbejë pozitën e liderit në tabelë, por mbetet i dyti me veç një pikë prapa liderit.

    Kurse Drita nga Gjilani fitoi  ndaj Dukagjinit dhe hyri fuqishëm në garën për titull, pasi renditet e treta me vetëm dy pikë prapa Ballkanit dhe një prapa Llapit.

    Në pozitat tjera, Malisheva renditet e katërta, e ndjekur nga Prishtina, pastaj Dukagjini, Feronikeli ’74, Gjilani, Fushë Kosova dhe Liria.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!