×
  • Sport
  • Sport

    Si sot 13 vite më parë Leo Messi shënoi golin më të bukur në karrierë

    Reporteri
    18 Prill 2020 | 18:17

    13 vjet më parë, më 18 prill 2007, Lionel Messi realizoi një nga golat më të bukur të karrierës së tij, finalizim që për nga mënyra e interpetimit, nuk ka asgjë më pak se goli i Diego Armando Maradonës në Botërorin e vitit 1986, kundër Anglisë.


    Sigurisht që për nga rëndësia nuk mund të krahasohen, sepse “El Pibe De Ore” falë atij goli kualifikoi Argjentinën në gjysmëfinale të Botërorit (më pas kaloi në finale dhe e fitoi trofenë), ndërsa goli i Messit nuk vlejti për asgjë, thjesht mbeti një kujtim interesant në karrierën e tij.

    Barcelona, edhe pse e fitoi takimin e parë 5-2 (shënoi edhe Messi golin spektakolar), në ndeshjen e kthimit, në gjysmëfinale, u mposht 4-0, duke u eliminuar.

    Gjithsesi, ia vlen të kujtohet ky gol fantastik i “Pleshtit”, që në atë kohë ishte vetëm 19 vjeç.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!