Si sot 53 vite më parë, Shqipëria la jashtë Europianit, Gjermaninë.
Sfida e luajtur në “Qemal Stafa” u mbyll në barazim pa gola 0-0, madje gjyqtari i ndeshjes, Ferdinand Marschall anulloi një gol të rregulltë. FSHF-ja në faqen zyrtare ka kujtuar këtë datë special për futbollin shqiptar.
53 vjet më parë (17 dhjetor 1967) Shqipëria barazonte 0-0 me Gjermaninë Perëndimore në ndeshjen e luajtur “Qemal Stafa” e vlefshme për eliminatoret e Euro ’68. Një rezultat historik për kombëtaren shqiptare ndaj nënkampionëve të botës asokohe e që i la jashtë finaleve të Europianit.
Me të madhin Loro Boriçi në postin e trajnerit, kombëtarja kuqezi zbriti në fushë me këtë formacion: Koço Dinella, Frederik Gjinali, Lin Shllaku, Josif Kazanxhi, Sabah Bizi, Medin Zhega, Frederik Jorgaqi, Ramazan Ragami, Ali Mema, Teodor Vaso, Panajot Pano.
Kombëtarja shqiptare ka luajtur një nga ndeshjet më të bukura ndonjëherë, madje duke shënuar edhe një gol në minutën e 53-të, që për habi nuk u quajt i rregullt nga arbitri austriak, Ferdinand Marschall.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.