×
  • Sport
  • Sport

    Sigal Prishtina përjashtohet nga “ENB League” për shkak të borxheve

    Reporteri
    29 Shtator 2023 | 16:31

    Liga Evropiane e Basketbollit Verior (ENBL) e ka përjashtuar KB Sigal Prishtinën nga garat, për shkak të obligimeve të papërfunduara financiare.

    ENBL e ka përjashtuar nga gara KB Sigal Prishtina, me datë 29.09.2023, për shkak të detyrimeve të paplotësuara financiare.

    Është vet faqja zyrtare e ENBL e cila ka konfirmuar një gjë të tillë me anë të një postimi.

    “ENBL falënderon KB Sigal Prishtina për pjesëmarrjen e saj në sezonin 2022-2023, megjithatë, për shkak të kontributeve financiare të pazgjidhura dhe të papaguara, përfshirë një borxh nga sezoni i kaluar, nuk është e mundur të vazhdojmë bashkëpunimin tonë”.

    “Integriteti, vazhdimësia dhe parashikueshmëria janë pjesët kryesore të konkurrencës ndërkombëtare – ENBL do ta sigurojë atë”.

    “Skenari ynë prioritar është gjetja e ekipit zëvendësues sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në njoftimin e ENBL.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!