×
  • Sport
  • Sport

    Simulimi qesharak i Lukakut në ndeshjen ndaj Romës

    Reporteri
    10 Janar 2021 | 18:19

    Një video e Romelu Lukakut duke simuluar për një duel me një nga futbollistët e Romës është duke u shpërndarë në rrjetet sociale.


    Sulmuesi belg i Interit gjatë një momenti të ndeshjes u mundua të kalonte futbollistin kryeqytetas nga ana e djathtë, por që nuk ia arriti qëllimit duke bërë kështu të rrëzohej në tokë duke simuluar për një goditje të lirë.

    Gjyqtari i përballjes ishte afër dhe pa gjithçka dhe ai vendosi që loja të zhvillohej. Ndyshe, Roma dhe Interi kanë ndarë pikët në “Olimpico” pasi luajtën 2:2 pas 90 minutave.

    Roma është në vendin e tretë në Serie A me 34 pikë, tri më pak se Interi që zë pozitën e dytë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!