×
  • Sport
  • Sport

    Sinani konfirmon transferimin te klubi i Premier Ligës

    Reporteri
    03 Prill 2020 | 15:23

    Reprezentuesi i Luksemburgut, Danel Sinani ka konfirmuar bashkimin e tij me klubin anglez nga Liga Premier, Norwich City.


    Sinani ishte i lidhur me Kanarinat gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi bëri përshtypje pozitive për ekipin e F91 Dudelange.

    Ai ka shënuar 14 gola në 16 ndeshje të ligës këtë sezon dhe kjo formë ka tërhequr vëmendje e klubit anglez, të cilët kërkojnë të rekrutojnë talent të rinj nga zona jo shumë të zhvilluara nga klubet tjera.

    Raportet në Luksemburg pretendojnë se Sinani ka nënshkruar një marrëveshje tre-vjeçare me Kanarinat.

    Sipas mediumit edp24.co.uk, Sinani dhe do të bashkohet me skuadrën e Daniel Farke pasi kontrata e tij aktuale e tij të skadojë këtë verë.

    I pyetur nëse pandemia e coronavirusit do të ketë ndikim në transferimin e tij te Norwichi, Sinani u përgjigj shkur për wort.lu: “Është rregulluar”.

    Ndryshe, Sinani është 22-vjeçar me prejardhje nga Dragashi i Kosovës, ndërsa i përket komunitetit goran.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!