Drita vizitoi këtë të dielë më 12 korrik kryeqytetin për t’u përballur me Prishtinën, njërën nga sfidat më të rëndësishme të këtij edicioni.
‘Bardhekaltërit’ nga Gjilani dolën me kokën lartë nga stadiumi “Fadil Vokrri”, pasi që morën një pikë tejet të vlefshme në garën për titullin kampion.
Astrit Fazliu realizoi për dy herë kampionët e vendit në minutën e 80-të të ndeshjes, duke e bërë kështu të parëndësishëm golin e Endrit Krasniqit në minutën e gjashtë të lojës.
Megjithëse gjilanasit shfaqën formë të lartë në minutat e fundit të ndeshjes duke krijuar raste të pafundme, rezultati nuk ndryshoi më dhe kështu dy skuadrat morën nga një pikë.
Përpara se të braktisnin dhomat e zhveshjes në stadiumin “Fadil Vokrri”, futbollistët dhe stafi i Dritës e pastruan ambientin në të cilin ndodheshin dhe e lanë atë në gjendjen e mëparshme.
Gazeta “Sheshi” ka siguruar edhe imazhe nga dhoma e zhveshjes ku ishte FC Drita:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.