Sergio Ramos duhet të presë që të debutojë me fanellën e Paris Saint Germain. PSG luan sonte miqësore me Sevillën, por ish kapiteni i Realit s’do të luajë në këtë ndeshje.
Klubi francez ka njoftuar se Ramos ka pësuar një dëmtim muskulore në stërvitjen e fundit dhe do të jetë jashtë së paku shtatë ditë, çka do të thotë se duhet të presë edhe disa ditë për të debutuar me fanellën e klubit të ri.
“Ai vuan nga një tërheqje muskulore në këmbën e majtë. Pritet të rikthehet pas rreth një jave”, thuhet në komunikatën e PSG-së.
? ¡PARTE MÉDICO de SERGIO RAMOS! ?
‼ “Sufre una LESIÓN MUSCULAR en su pantorrilla izquierda. Se espera su REGRESO en UNA SEMANA”
¡Nos vemos a las 18:00h en #SportPlus en TWITCH! ?? https://t.co/D7dqcx1x2q pic.twitter.com/191DqrLf9b
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) July 27, 2021
Ramos u largua këtë verë nga Real Madridi pas 16 vjetësh, pasi i skadoi kontrata dhe nuk gjeti akordin me klubin për të rinovuar për të paktën edhe një sezon.
PSG e shfrytëzoi këtë duke marr njërin prej mbrojtësve më të mirë në histori me parametra zero, derisa i ka ofruar kontratë dy vjeçare, deri më 2022.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.