×
  • Sport
  • Sport

    S’ka dritë jeshile, Liga e Kampionëve po e pret njoftimin e dytë nga UEFA

    Reporteri
    09 Maj 2020 | 16:17

    Sezoni i Champions League për vitin 2019/20 do të vazhdojë të mbetet i pezulluar, deri në një njoftim të dytë, njoftoi UEFA në një deklaratë për shtyp.


    Udhëtimi i Chelsea në Bayern Munich, për zhvillimin e ndeshjes së dytë të raundit 16, u shty nga UEFA, për shkak të përhapjes së COVID-19 në të gjithë Evropën. Ky vendim erdhi si pasojë edhe se qeveritë e shteteve pjesëmarrëse në Champions League, morën vendimin për mbylljen e kufinjve, duke ccuar në pezullimin e ndeshjeve paafat.

    Ky pezullim i vazhdueshëm ishte tema kryesore që u diskutua në një video konferencë me 55 shoqatat anëtare të UEFA-s. UEFA u shpreh se vendimet e mëtejshme se kur mund të rifillojnë garat do të komunikohen kur kjo të jetë e përshtatshme.

    Komiteti Ekzekutiv i UEFA gjithashtu ka vendosur që të gjitha ndeshjet e ekipit kombëtar për meshkuj dhe femra që ishin planifikuar të zhvilloheshin në qershor, do të shtyhen deri në një njoftim të dytë. Kjo përfshin ndeshje play-off për Euro 2020, e cila ka qenë tashmë me 1 vit vonesë, si dhe ndeshje kualifikuese për kampionatet e femrave në Euro 2021.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!